E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roberto Mançini: Milan dhe Juventus nuk e rivalizojnë dot Interin

Edhe pse nuk e drejton më stolin e Interit, Roberto Mançini nuk e fsheh admirimin për ish-skuadrën e tij. Ai këmbëngul se zikaltërit do të fitojnë sërish në Serinë A, edhe sepse Milani dhe Juventusi nuk janë në lartësinë e duhur. Sipas Mançinit, këto dy skuadra nuk kanë asnjë shans në garën kundër të besuarve të Murinjos. "Në të gjitha aspektet, Interi është superior ndaj rivalëve për titull", deklaroi ish-trajneri për gazetën "La Nazione". "Ky grup ka dominuar kampionatin italian në dy vitet e fundit dhe suksesi i ka dhënë më shumë siguri futbollistëve. Skuadrave të tjera do t‘u duhet shumë punë dhe një sforco e madhe për të mbajtur ritmin e Interit. Gjithsesi, mendoj se do ta kenë të pamundur për t‘i konkurruar. Që prej fillimit të Serisë A, Milani dhe Juventusi kanë pasur luhatje në rezultate dhe mund të synojnë titullin vetëm duke gjetur vazhdimësi javë pas jave". Interi ka 6 pikë më shumë se Juventusi dhe 9 më shumë se Milani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›