E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali, në kërkim të brazilianit Mansini

Janë rrugës përforcimet e Real Madridit, i cili, pas humbjes 2-0 ndaj Barcelonës, është zhytur në -12 pikë nga rivali historik nga Katalunja. Sipas "Marca"-s, në listën që menaxhohet nga drejtori sportiv i "balanco" Pedrag Mijatoviç dhe të komplikuar nga trajneri i ri, Juande Ramos, mes shumë të tjerëve ka dy emra: një të Ashley Young të Aston Vilës, tjetri i Amantino Mansinit të Interit. Blerja e të parit është shumë e vështirë, ndërsa ajo e të dytit tregohet si më e lehtë për t‘u arritur nga zikaltrit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›