E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano-Inter, gjithmonë e më larg

Mbërritja e Suazos te Interi nuk të bën të mendosh gjë tjetër por largimin e Adrianos. Trajneri Mancini, i cili pati një rol thelbësor në afrimin e hondurianit, pritet të formojë dyshen e sulmit Ibrahimovic-Suazo. Krespo dhe Kruz do të qëndrojnë ndërkohë që Adriano duhet të djersitet shumë për të fituar minuta titullari sezonin e ardhshëm. Braziliani 25-vjecar është duke kryer pushimet në Sardenjë, ndërkohë që e ardhmja e tij është e pasigurt. Në tridhjetë ndeshjet e luajtura nga Adriano midis kampionatit dhe kupës së Italisë, ai realizoi gjashtë gola, ndërkohë që Hulio Kruz shënoi 12 gola në 22 ndeshje. Pagesa e lartë e lojtarit përbën një pengesë për shumë skuadra, të paktën në Itali. Vetëm Milani mund të paguajë cmimin e blerjes së tij. Pista tjetër qëndron Reali i Madridit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›