KS Ali Demi, te henen shorti per UEFA FUTSAL CUP

Nga Jagert Dyrmishi
Kampionia e Shqipërisë e edicionit të fundit në minfituboll, KS Ali Demi do të njohë të hënën kundërshtarët në turin paraeleminator të UEFA FUTSAL CUP. E shpallur kampione e vendit në finalen e fituar ndaj Flamurtarit, KS Ali Demi vazhdon ambicjet, këtë herë në frontin europian. Të hënën në Nion të Zvicrës do të hidhet dhe shorti për futbollin e vogël (5 kundër 5). Në edicionin 2007/08 të UEFA FUTSAL CUP do të marrin pjesë 44 skuadra, 22 nga të cilat do të nisin përfaqësimin në turin paraeleminator. KS Ali Demi mban vendin e 33-të në këtë renditje. 22 skuadrat pjesëmarrëse në turin paraeleminator do të ndahen në 4 grupe me nga 4 skuadra dhe 2 grupe me nga 3. Letonia, Sllovenia, Suedia, Franca, Austria dhe Izraeli janë dhe organizatorët që do mirëpresin fazën e parë, fazë e cila zhvillohet nga datat 11-18 gusht. Kampionia e vendit tonë do të debutojë në Europë pikërisht në njërin prej këtyre vendeve.