E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana, ndeshje midis shokëve

Nga Arben Shemili
Te hënën ne orën 21:00 ne kompleksin sportiv "Dajti" ne Tirane u zhvillua një ndeshje midis shokëve te ngushte te Lorik Canes. Loriku vinte direkt nga Dhermiu ku kaloi një jave pushime me miqtë e tij dhe ne mbrëmje zhvilluan një ndeshje kalceto e cila u fitua nga ekipi i Lorikut. Sapo u mor vesh qe ne fushe ishte Lorik Cana, njerezit lajmeruan njeri-tjetrin me celulare dhe per pak kohe shkallet e stadiumit te vogel "Dajti" u mbushen plot. Mbas ndeshjes te gjithe njerëzit merrnin autografe dhe benin foto me Lorikun, i cili me xhentilese qendronte dhe bente foto me te gjithe. Pastaj Loriku kaloi disa momente ne lokalin e kompleksit me mikun e tij Xhevi i cili eshte dhe pronari i ketij kompleksi, si dhe me miqte e tij qe e shoqerojne gjate gjithe kohes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›