E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: “Tifozë, duhet durim!”

Qetësia e merkatos kuqezi është shqetësuese për tifozerinë e Milanit, por administratori i deleguar Adriano Galiani u kujton atyre se ka kohë deri më 31 gusht. Pista më e rëndësishme është ajo e kamerunasit Samuel Eto'o. Sulmuesi i Barcelonës është tashmë në merkato dhe Milani është i pari në listën e kërkesave. "U përsëris tifozëve, bëni durim! Milani ka vetëm një objektiv në merkato, që është blerja e një sulmuesi shumë të rëndësishëm", - thotë drejtuesi i Milanit. "Eto'o dhe Ronaldinjo? Shumë e vështirë, shpresojmë gjëra jo të pamundura, ashtu sikundër është Kaka për ata që e kërkojnë (Reali). Kemi nevojë të qëndrojmë të qetë dhe të punojmë me qetësi. Merkato mbyllet më 31 gusht". Galiani ripohoi interesimin për Shevcenkon, i cili ndodhet me pushime në Majami me Maldinin dhe Nestën. "Sheva është një sulmues i madh. Bën pjesë në historinë tonë. Sheva është goleadori më i madh në 50 vitet e fundit, por tani nuk është rasti të përmend emra", - përfundon Galiani, që përsërit edhe njëherë se merkato është e hapur deri më 31 gusht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›