Flash: FIFA dhe UEFA të hënën vijnë në Shkup

Nga Reshat Ibrahimi
Përfaqësues të FIFA-së dhe UEFA-së të hënën pritet të vijnë në Maqedoni ku do të bisedojnë dhe do të ndjekin nga afër situatën e krijuar kohëve të fundit në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM). Fillimisht ata do të takohen me kryesinë e FFM-së, që udhëhiqet nga Harallampie Haxhiristevski, kurse më pas do të kenë takim pune edhe me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Sipas burimeve të Albania-Sport, përfaqësuesit e FIFA-s dhe UEFA-së do të takohen shkurtimisht edhe me Emil Bozhinovskin. 30 gjyqtarë nga Tetova bojkotojnë FFM-në - Anëtari i kryesisë së gjyqtarëve nga Lidhja Futbollistike Komunale (LFK) e Tetovës dhe kryetar i Ligës së Tretë të Maqedonisë, Adnan Idrizi i ka thënë Albania-Sport se do t'i bojkotojnë të gjitha ndeshjet e futbollit që do të zhvillohen në Maqedoni në të gjitha Ligat. Arsye për bojkotin sipas Idrizit, është mosnjohja e nënkryetarit të FFM-së, Rexhep Bexheti dhe njëherësh kryetar i LFK të Tetovës. "Rexhep Bexheti iu ka kanosur gjyqtarëve nga Tetova, Isa Emurli, Nasuf Latifi dhe Josip Bartonit, të cilët ishin caktuar të drejtojnë ndeshjen e barazhit midis Miravcit dhe Milenimut. Ai u kishte thënë se nëse shkojnë për të gjykuar këtë takim, do të suspendohen nga lista e gjyqtarëve. Gjyqtarët më kanë thënë se Bexheti nuk është në situatë edhe në të ardhmen t'i mbrojë. Kjo ka ndodhur para dy javëve, kur Emil Bozhinovski ishte në krye të Federatës. Tani të gjithë kemi marrë vendim që mos të marrim pjesë në asnjë aktivitet sportiv, duke filluar që nga Liga Komunale e deri te Liga e Parë. Vendimi ynë do të vlejë derisa Bexheti të figurojë në FFM dhe LFK-Tetovë. Në qytetin e Tetovës është mbajtur Kuvend i Lidhjes komunale, i cili për neve është legjitim", tha Idrizi. Këto akuza i ka hedhur poshtë dhe i ka konsideruar si të pabaza nënkryetari i FFM-së, Rexhep Bexheti."E kam marrë njoftimin që kanë dërguar ata dhe ku janë nënshkruar të gjithë gjyqtarët. E di se në këtë lojë i ka futur Adnan Idrizi. Unë asnjë gjyqtar nuk e dënoj, sepse nuk i kam ato kompetenca, pasi ekziston organizata e gjyqtarëve në FFM. Unë them se ata vetë e kanë dënuar vetveten, sepse vetë kanë thënë së deri sa të jem unë dhe Bungurovi nuk do të referojnë. Haxhiristeski shumë qartë pat dhënë moratorium se pezullohen të gjitha aktivitetet sportive gjatë periudhës kur me dhunë pala e Bozhinovskit u fut në zyrat e Federatës. Për këtë arsye ata nuk është dashur të shkojnë", tha Bexheti. Gjatë ditëve në vazhdim pritet të shihet se cilët do të jenë vendimet e kryesisë aktuale të FFM-së, në lidhje me bojkotin e gjyqtarëve nga Tetova. Ilievski dhe Lazarevski në Milano - Në skuadrën e Milanos nga Kumanova kanë arritur edhe dy përforcime të reja. Mbrojtësi i djathtë i Rabotnicki K., Milan Ilievski dhe anësori i majtë Sashe Lazareveski, në stinorin e ardhshëm do të veshin fanellën "kuqezi". Lajmin për kalimin e këtyre dy lojtarëve e ka konfirmuar edhe ndihmëstrajneri i Milanos, Xhemajl Zeqiri, i cili tha sa drejtuesit e skuadrës përfundimisht vendosën që t'i marrin edhe dy mbrojtësit e "romantikëve". "Pas katër lojtarëve nga Kosova, skuadra jonë është përforcuar edhe me dy futbollistë të Rabotnickit, të cilët në sezonin e kaluar kanë qenë standard në ekipin e tyre. Kujtoj se janë lojtarë të qëlluar për të cilët Milano ka pasur nevojë dhe shpresoj se mbrojtja do të jetë mirë e përforcuar", është shprehur Zeqiri. Ai tha se gjatë ditës së mërkurë, në stërvitjen e skuadrës do të ‘zbarkojnë' edhe shumë lojtarë të tjerë, të cilët janë të interesuar të jenë pjesë e Milanos. "Ka shumë lojtarë që duan të veshin fanellën e skuadrës sonë. Për cdo ditë na lajmërohen, por ne nuk mundemi t'i marrim të gjithë, por do t'i zgjedhim më të mirët, sepse duam të kemi një skuadër të fortë që do të jetë dominuese në Ligën e Parë", tha Zeqiri. Me ardhjen e Ilievskit dhe Lazarevskit numri i përforcimeve arrin në gjashtë lojtarë, pasi në radhët e kuqezinjve nga Kumanova para pak ditëve janë rreshtuar edhe kosovarët, Statovci, Brando, Kukaj dhe Gashi.