Adriano: Largimi nga Flamengo, gabim i madh

Adriano është penduar që është larguar nga Flamengo, nga i cili ishte transferuar në Romë, prej nga shkoi në Corinthians.
Dy eksperiencat e fundit të tij ishin zhgënjyese, kështu që ai është penduar që e kishte lënë klubin kariok.
“Nuk është dashur të largohesha kurrë nga Flamengo”, ka thënë ish përfaqësuesi brazilian. Në njëfarë mënyrë, Adriano ia ka dhënë një shenjë Flamengos, që ta rikthejë në ekip, pasi u nda nga Corinthiansi.
Ish futbollisti i Interit, Parmës dhe Fiorentinës, shumë shpejt mund t’i bashkohet Flamengos, ku do ta gjejë shokun e tij, Ronaldinho. Por, së pari ai duhet t’i nënshtrohet testit fizik, pas problemeve të fundit me mbipeshën.
Në Flamengo, Adriano, i cili aktualisht peshon mbi 100 kilogramë, synon që ta rikthejë formën e dikurshme.