E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano, blerje e gabuar

Corinthiansi e konsideron blerje të dështuar transferimin e Adrianos. Sulmuesi brazilian fillimisht u lëndua rëndë, ndërsa tash po vuan nga mbipesha, kështu që nuk dha kurrfarë kontributi që prej transferimit nga Roma vitin e kaluar.

“Sot Adriano nuk ofron më garanci. Kam investuar në të dhe nuk e ka dhënë rezultatin e pritur”, ka thënë presidentja e klubit brazilian, Patricia Amorim, në ueb faqen 'Mengao'.

Sipas medieve braziliane, ish futbollisti i Parmës, i Fiorentinës dhe i Interit mund të rikthehet në Flamengo, ku do ta përbënte sulmin me Vagner Love, i cili u rikthye nga skuadra ruse Cska Mosca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›