Klubet, borxh deri n’fyt

Klubet e ligave të para nga 53 federatat e UEFA-s i kanë humbur përgjithësisht 1,6 miliardë dollarë në vitin 2010, me një thellim të humbjeve në krahasim me vitin 2009, kur ato kishin humbur 1,2 miliardë.
‘Drita e Kuqe’ është ndezur, përkundër faktit se të ardhurat janë në rritje, duke kaluar nga 12 miliardë euro të vitit 2009 në 12,8 në vitin 2010.
Ky është raporti i klubeve, i prezantuar të mërkurën në Komitetin Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), i cili u mblodh në Nyon të Zvicrës.