E Shtunë, 31 Tetor 2026

I lumtur për golin

Veterani i Juventusit, Alessandro del Piero e ka shprehur gëzimin e tij, pasi shënoi gol të shkëlqyeshëm në fitoren 3:0 ndaj Romës, e cila e çoi 'Zonjën e Vjetër' në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

37 vjeçari e bëri paraqitjen e 15-të për Bianconerët këtë sezon, por nuk e kishte gjetur golin deri të martën mbrëma.

"Duke mos shënuar deri sot nuk ndihesha i shqetësuar, por më qëndronte mbi kokë sepse unë, por edhe lojtarët, e prisnim këtë gol. Ishte ndjenjë e mirë të shënoja sepse goli erdhi pas një paraqitjeje të mirë. Dëshiroja të kisha paraqitje të mirë, që të shkonim në rundin tjetër dhe më pas të shënoja gol", deklaroi legjenda e Juventusit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›