Calderon: De la Red pesoi atak ne zemer

Real Madrid ka thyer heshtjen ne lidhje me ceshtjen De la Red, te cilit i ra te fiket gjate ndeshjes se Kupes se Mbretit kunder Real Union, duke dale nga fusha me barrele.
Edhe pse mjeket nuk lane vend per panik, duke thene se behej fjale thjesht per lodhje, presidenti i klubit, Ramon Calderon deklaron te kunderten. Nepermjet valeve te radios “Cedena Ser”, ai eshte shprehur se mesfushori ka pesuar nje atak kardiak gjate momentit qe u shtri ne toke pa ndjenja.
Pas kesaj ngjarjeje, stafi i Real Madrid kishte folur shume pak per gjendjen e lojtarit dhe arsyet e ketij episodi qe u kujtoi spanjolleve te ndjerin Antonio Puerta, i cili nderroi jete pasi doli nga fusha ne nje ndeshje te kampionatit.
Puerta u shtri ne fushe ne ndeshjen e 25 gushtit te vitit 2007 gjate ndeshjes Sevilja-Getafe dhe me pas doli me kembet e tij, por gjate rruges per ne spital ai nderroi jete, duke shokuar mbare vendin.