E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja, barazim i tensionuar ne Azerbajxhan

Miqesorja Azerbajxhan-Shqiperi eshte mbyllur ne barazim 1-1 dhe me shume tension mes lojtareve kuqezi e arbitrit gjeorgjian qe nuk tregoi asnje grimce profesionalizmi ne kete takim.

Miqesorja Azerbajxhan-Shqiperi eshte mbyllur ne barazim 1-1 dhe me shume tension mes lojtareve kuqezi e arbitrit gjeorgjian qe nuk tregoi asnje grimce profesionalizmi ne kete takim.

Golin e pare te takimit e shenoi Subashic ne minuten e 4-t te takimit, ndersa Ervin Skela nuk ka gabuar para portes kundershtare ne minuten e 11-te, duke barazuar shifrat qe ngelen te njejta deri ne fundin e 90 minuteshit.

Pjesa e pare eshte shoqeruar nga momente te tensionuara per shkak te disa vendimeve te dyshimta te treshes se gjyqtareve qe kulmoi me nxjerrjen me karton te kuq te Elvin Beqirit. Mbrojtesi shkodran mori kartonin e dyte te verdhe pasi nuk beri asnje veprim jokorrekt, cka u shoqerua me protesta te ashpra te kuqezinjve tek arbitri kryesor.

Ne menyre te cuditshme kane vepruar edhe ndihmesit e tij, pasi ne golin e pare te shenuar nga Subashic, ai ishte ne pozicion te dukshem jashte loje. Nga ana tjeter, Besart Berisha eshte cilesuar disa here ne pozicion jashte loje edhe pse ai ishte disa metra me i terhequr se mbrojtesit e Azerbajxhanit.

Ne pjesen e dyte loja ka qene me e qete. Te dyja skuadrat nuk kane tentuar shume here te cajne mbrojtjet kundershtare, duke e zbehur ndjeshem lojen e tyre. Per t’u shenuar eshte se ne kete takim kane bere debutimin me fanelen e kombetares Xhevahir Sukaj dhe Gilman Lika. Dy sulmuesit kuqezi luajne me skuadren e Haxhentepes ne kampionatin turk.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›