E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano, jetë e “shthurur” mes birrave dhe femrave

BRAZIL - Pas largimit nga Korinthias, që nuk e donte më në ekip, Adriano ka nisur një jetë vërtet të shthurur në Brazil.

Në fotot shokuese të publikuara dje nga revista braziliane “Extra”, ish-sulmuesi i Interit tregohet nën shoqërinë e femrave, duke ngrënë fast-food, duke luajtur bilardo dhe duke pirë birra.

Ato kanë bërë madje që të stepen edhe drejtuesit e Flamengos, të cilët ishin gati t’i ofronin një kontratë. Në foto nuk mungojnë edhe momentet intime, ndërsa lojtari duket se është në gjendje të dehur.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Adriano, jetë e “shthurur” mes birrave dhe...femrave

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›