E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triumfon Arsenali, mposhtet Liverpooli

Arsenali ka shënuar fitore minimale si mysafir i Evertonit në Goodison Park.

Heroi i ndeshjes ishte Thomas Vermaelen, i cili e shënoi golin e fitores pas asistimit të Robin van Persie (8’).

Nga ana tjetër, Liverpooli është mposhtur me rezultat 3-2 si mysafir i QPR-së, edhe pse pati avantazh të dyfishtë.

Sebastian Coates (54’) dhe Dirk Kuyt (72’) shënuan për mysafirët, ndërsa Shaun Derry (77’), Djibril Cisse (86’) dhe Jamie Mackie (90’+1) shënuan për vendasit.

Arsenali zë vendin e tretë (55 pikë) pas barazimit të Tottenhamit (54 pikë), ndërsa Liverpooli gjendet në vendin e shtatë me 42 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›