E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano në Romë

Adriano do të jetë sulmues i ri i Romës për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi brazilian ka arritur marrëveshje trevjeçare me klubin italian dhe do të rikthehet në Itali, pas largimit nga Inter më 2009.

Drejtori sportiv i Romës, Daniele Prade, dhe menaxheri i Adrianos, Gilmar Rinaldi, kanë konfirmuar marrëveshjen për kalimin e sulmuesit të Flamengos në Olimpico.

“Pasi të vjen në Itali, Adriano do të finalizojë detajet e kontratës”, tha Prade. Ndërsa mediat italiane kanë njoftuar se Adriano do të përfitojë 3.5 milionë euro në vit, për tri sezone në Romë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›