E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshiron të duket bukur

Më të shkuar në shtëpi, Mimoza ishte shquar për humorin e saj. Pas një kohe ishte thënë se ajo ishte e dashura e Polit. Në këtë intervistë ajo nuk përgjigjet në këtë pyetje, përderisa thotë se nuk ka asgjë të veçantë nga jeta e saj private. Thotë se bën gjëra rutinore dhe së shpejti do të paraqitet në një reklamë në televizion. Mimoza Krasniqi, e bukura e ekranit në Big Brother Albania II, flet më shumë për veprimtarinë e saj pas daljes nga shtëpia...

Rozë: Çfarë është duke bërë Mimoza që nga dalja e Big Brother?
Mimoza: Që nga dalja e Big Brother nuk kam bërë asgjë të veçantë. Gjëra rutinore që kam bërë edhe para hyrjes në Big Brother. Jam duke jetuar jetë të zakonshme siç e kam bërë gjithmonë.

Rozë: Sa i ka ndihmuar Mimozës pjesëmarrja në Big Brother?
Mimoza: Kam marrë një lloj ndihmese. Sepse jam bërë një person publik dhe më ka hap shumë dyer.

Rozë: Si ju është dukur edicioni i 3-te i Big Bother?
Mimoza: Për aq sa e kam shikuar, nuk kam vërejtur ndonjë ndryshim. Edicioni i BB3 ka qenë po ai i njëjti si edicionet e kaluara. Asgjë më ndryshe dhe asnjë risi.

Rozë: Cilat janë projektet e ardhshme të Mimozës?
Mimoza: Kam filluar me disa projekte - shpresoj që do t’i realizoj të gjitha. Projekti im primar është të regjistrohem në fakultet . Këto ditë jam edhe duke pritur të marrë patentë shoferin. Gjithashtu jam e angazhuar me një reklamë që do të transmetohet së shpejti.

Rozë: Sa është e rëndësishme për ju veshja ? A i kushtoni vetes shumë rëndësi?
Mimoza: Kam dëshirë të dukem bukur, sidomos në raste më speciale. Ndërsa në ditët e
zakonshme nuk brengosem edhe shumë, sepse dëshiroj të ndihem sa më rehatshëm.

Rozë: Cila është dëshira juaj e madhe e parealizuar
Mimoza: Ende nuk më ka ndodhur të mos më plotësohet një dëshirë. Unë qëllimeve të mia gjithmonë ia arrij. Por, është një dëshirë që do të mundohem ta realizoj me çdo kusht, të bëhem një këngëtare e suksesshme.

Rozë: A ka diçka të re nga jeta personale e Mimozes?
Mimoza: Jo, nuk ka asgjë të re nga jeta ime personale për momentin. Por, kur do të kem diçka, do ta ndaj me shumë dëshirë për të gjithë fansat e mi.

Fakte për Mimozën

“Shumë e lumtur dhe është një ndjesi shumë e veçantë që pata një eksperiencë të tillë”, kishte thënë Mimoza pasi kishte dalë nga shtëpia e Big Brother. Krasniqi njihet si njëra prej vajzave me përgjigjet më interesante që ka bërë në lidhje me jetën e saj. “Në fillim u mërzita pak, por pastaj mendova që mund të kishte pasur një arsye të fortë që nuk kishte ardhur”, kishte thënë ajo pasi kishte dalë nga shtëpia kur ishte pritur që Poli ta priste atë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›