Jose Mourinho zyrtarisht tek Reali

Reali i Madridit ka zyrtarizuar Jose Mourinho si trajnerin e ri te skuadres, pasi shkarkoi nga detyra teknikun Manuel Pellegrini. Pas disa javesh spekulimesh te mediave, klubi madrilen i ka besuar ekipin Mourinho, i cili ne sezonin e fundit drejtoi Interin ne fitimin e Liges se Kampioneve.
Presidenti i Realit, Florentino Perez u shpreh ne konferencen per shtyp ne ambientet e stadiumit “Santiago Bernabeu” ka bere te ditur se ka arritur marrëveshjen me trajnerin portugez 47 vjecar. "Bordi vendosi t’i jape fund bashkëpunimit me Manuel Pellegrininin si trajner i realit te Madridit, duke vlerësuar profesionalizmin e tij gjate sezonin te fundit. Po ashtu bordi vendosi qe Jose Mourinho te jete trajneri i ri i skuadres. Ne jemi absolutisht te bindur se Mourinho do t’i jape ekipit impulse te reja ne vitet e ardhshme”, ka thene Perez.
Manjati i konstruksionit shprehu gjithashtu te gjithe mbështetjen e tij per Jose Mourinhon ne ndertimin e nje projekti qe do ta ktheje Realin e madridit ne majat e futbollit evropian.
“Nuk kemi folur ende per merkaton, por trajneri i ri do te kete gjithe mbështetjen time. Reali i Madridit eshte nje klub qe kërkon gjithmone te fitoje dhe te qendroje ne nivelin me te larte te futbollit evropian”, ka përfunduar Florentino Pereze, i cili sipas mediave spanjolle eshte gati te shpenzoje shuma marramendëse ne merkaton e ardhshme per lojtare si Didier Drogba, Maikon apo Frank Lampard qe pelqehen shume nga Jose Mourinho.
Nertan Prifti