E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano, rikthimi të dielën kundër Rexhinës

Periudha e pushimeve përfundoi. Të dielën në ndeshjen kundër Rexhinës pritet rikthimi i Adrianos. Sulmuesi i Interit nuk shënon prej tetë muajsh dhe shoqëria zikaltër po bën c'është e mundur për ta rikuperuar. Tekniku i Interit, Roberto Mancini do të ketë në sulm kundër Rexhinës vetëm Krespon dhe Kruz, pasi Ibrahimovic është i skualifikuar, ndërsa Rekoba vuan një nga dëmtimet e tij të zakonshme. Adriano do ta fillojë ndeshjen nga pankina, ndërsa pritet që braziliani të luajë në pjesën e dytë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›