Toti-Blazi presin fëmijën e dytë

Kapiteni i Romës, Francesko Toti pret një fëmijë të dytë nga gruaja e tij Ilari Blazi. Lajmin e jep revista javore italiane "Chi". Blazi është shtatzamë prej katër muajsh dhe pritet të lindë në pranverën e ardhshme. "Jam në qiellin e shtatë", është shprehur Blazi, e martuar me Totin në qershor të vitit 2005.