Lipi: "Palermo ka gjithçka për të fituar kampionatin”

Në pritje për t'iu rikthyer punës si trajner sezonin e ardhshëm, ish-trajneri i Kombëtares italiane, Marcelo Lipo i hedh sytë vazhdimisht nga kampionati italian. Në krye të klasifikimit do te këtë një luftë nga fillimi deri në fund të kampionatit midis Interit, Palermos dhe Romës. Për Lipin rozenzinjtë (lojtarët e Palermos) nuk paraqesin një zjarr që pritet të shuhet dikur, por një kandidat serioz për titull. "Kjo Palermo është lindur katër vjet më parë dhe qysh atëherë ajo rritet vazhdimisht", - thotë kampioni i Botës. "Një promocion në Serinë A, dy kampionate në nivel të lartë, një teknik që ishte dhe është rikthyer i sukseshëm. Për më tëpër edhe një merkato e rëndësishëm dhe lojtarë italianë të vlefshëm", - vazhdon Marcelo. Kapitulli Inter. "Është favorite natyrale, Ka një organikë të fortë, vazhdimësi që i mungonte. Nuk trembet më dhe ka një teknik që tashmë duket i pjekur. Mancini është treguar i zoti pas dy humbjeve rresht në Europë, duke rikuperuar një situatë psikologjike të komplikuar". Dhe Roma? "Ka rigjetur Totin, - jep konkluzionin e tij Lipi. – "Pas dëmtimit e gjitha puna e Franceskos u finalizua në Botëror. Tashmë ai ka një përgatitje më të plotë dhe është shumë i karrikuar. Kishte nevojë për pak kohë, por në San Siro u tregua një lojtar i madh".