Paaftësia e FSHF-së: Shqipëria dështon, luajnë Lihteshtejni e Luksemburgu

Nga Franc Hoxha
Krerët e Federatës Shqiptare të Futbollit (që kanë dështuar në organizimin kampionatit futbollistik shqiptar) dëshmuan se janë të paaftë të organizojnë edhe një miqësore ndërkombëtare në datat e lira të FIFA-s. Një dështim i pritshëm dhe një e vërtetë e hidhur për të gjithë, duke filluar që nga trajneri i Kombëtares, Oto Baric (që kishte hartuar një listë të bukur lojtarësh) dhe deri te tifozi më i thjeshtë kuqezi që madje kishte prerë edhe biletën e ndeshjes. Zyrtarët shqiptarë, të paaftë për të gjetur vetë një kundërshtar (edhe pse kompania "SportFive" është nga më të mëdhatë) janë duke përgatitur padinë për agjensisë angleze , organizatore të takimit ndërkombëtar me vendin afrikan. Refuzimet e policisë angleze, janë një argument. Por, nëse kundërshtari i programuar i Shqipërisë, Republika Demokratike e Kongos pranoi të luante në Londër, refuzoi në mënyrë kategorike të luantë në Tiranë, edhe pse stadiumi kombëtar "Qemal Stafa" nuk mund të krahasohet me cilësitë e një "Leyton"-i modest. Ajo që e bën edhe më tragjike situatën (por dhe më qesharakë zyrtarët e Federatës Shqiptare, ku "vegjeton" edhe një zyrë e marrëdhënieve ndërkombëtare) është fakti se shumë nga vendet shumë më të vogla gjeografikisht, por dhe të renditur në ekstremet e fundit të klasifikimin të përgjithshëm të FIFA-s, duket se nuk e kanë të vështirë të gjejnë kundërshtarë. Sot në mbrëmje (ora 20.45) Lihteshtejni, vendi i 40 mijë banorëve, ekipet e të cilëve luajnë në ligat e fubollit zvicerian, i renditur në vendin e 161-të në botë (klasifikimi FIFA, tetor 2006) do të udhëtojë drejt Uellsit britanik. Të mërkurën në mesditë (ora 14:00), një tjetër vend i vogël, Malta ( i 111-të botë) do të presë në shtëpi Lituaninë, ndërsa Luksemburgu ( i 193-ti) do të përballet në shtëpi me Togon në orën 20:45. Por nëse Gjithesesi miqësorja e "luksit" me San Marinon dhe për më tepër e fituar me rezultatin 3-0, apo dhe fitorja 8-0 me diletantët e VPV Purmersteijn do të mbeten gjatë në kujtesën (me pak vend bosh) të trajnerit kroat 74-vjecar, Oto Baric, që tashmë i duhet të mendojë për festat e krishtlindjeve. Sa të bukura bëhen ato në Vienë... * * * Miqësoret e ekipeve të Grupit G të Euro 2008, ku bën pjesë edhe Shqipëria, si dhe Sllovenia që vendosur ta bëjë pushim 15 nëntorin. E merkure, 15 nentor Estoni-Bjellorusi (17:00) Sllovaki-Bullgari (17:30) Holandë-Angli (20:00) Luksemburg-Togo (20:45) Spanjë-Rumani (22:00)