E Shtunë, 31 Tetor 2026

Soneti, trajneri i ri Ervin Skelës te Askoli

Ervin Skela nga sot ka një trajner të ri në skuadrën e Askolit, ekipit italian të Serisë A. Nedo Sonetti, 65 vjec, është zëvendësuesi i Atilio Tesser (48) që u shkarkuar ditën e hënë, pas rezultateve të dobëta. Askoli ndodhet aktualisht në vendin e 17-të të kampionatit italian të futbollit me 4 pikë. Trajneri i ri i Askolit, Soneti ka drejtuar më parë Bolonjën, Torinon dhe Atalantën. Nuk dihet se cfarë qendrimi do të mbajë Soneti ndaj futbollistit shqiptar, por e vërteta është se Skela, i aktivizuar jo rregullisht nën urdhërat e Teser, ndodhet në një moment të vështirë. Ervin Skela, që të premten, më datë 17 nëntor mbush 30 vjec, është një nga tre lojtarët e Askolit që luajën për kombëtaret e vendeve të tyre, së bashku me italianin Marko Delvekio dhe sërbin Aleksandar Lukovic. Skela deri tani ka zhvilluar 7 ndeshje, dhe nga këto vetëm dy herë si titullar (5 herë si zëvendësues), që në total bëjnë 295 minuta lojë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›