E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano rrëfehet: “Ja përse pija”

"Përse pija? Ndihesha vetëm dhe kthehesha shumë vonë. Më pas Morati më ndihmoi dhe tani nuk mund të bëj gjë tjetër vetëm t'ia shpërblej". Adriano rrëfëu gjithcka që kishtë ndikuar në jetën e tij shumë larg të qenit për një futbollist profesionist. Sulmuesi brazilian, i cili ndodhet në grumbullim së bashku me skuadrën, ndihet më njeri, më i qetë, më i sigurt te vetja, por dhe më i hapur: "Më mungon babai im, shumë, edhe sot. Më la në verën e vitit 2004, por mungesën e tij fillova ta ndjej më vonë. Nuk e pashë duke vdekur në realitet, pasi isha në Itali duke luajtur. Fillova të vuaja kur shkova në Brazil me pushime. Ai nuk ishte më dhe unë kisha dëshirë t'i qëndroja pranë. Pas vdekjes së babait tim dhe prishjes me Daniela u strehova te alkoli. Duhet t'i them faleminderit presidentit. Është bukur kur di se ai beson te mua". Adriano dëshiron të hedhë tutje du vite "mërgimi". "Nuk i kam bërë keq askujt, as skuadrës dhe as klubit, madje askujt që më ka dashur të mirën. Kam gabuar shumë, por pa dashur të krijoj probleme",- tregon bomberi amerikanojugor. Për të ardhmen Adriano e ka vizionin e qartë. "Do të punoj si një i cmedur për të kënaqur Mancinin, si në stërvitje ashtu dhe në ndeshje. E di se do të jetë e vështirë të gjej një vend në skuadër, por do të ringrijem më i fortë se më parë. Nëse do të jem mirë nuk kam përse t'i trembem askujt".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›