E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapllani fiton penallti, por Karslruhe eliminohet

Karlsruhe e Edmond Kapllanit humbi 1-0 në transfertën me nënkampionët e Gjermanisë, Shalke 04 në cerekfinalet e Kupës së Ligës së Gjermanisë. Sulmuesi shqiptar, një ndër më të mirët e kampionëve të Bundesliga 2, fitoi një penallti në minutën e 5-të takimit.
Mbrojtësi i Shalkes, Kobiashvili e rrëzoi sulmuesin e Kombëtares shqiptare në zonë dhe gjyqtari nuk hezitoi të jepte 11-metërsh, por blerja e re Karlsruhes, Tamas Hajnal, gaboi nga pika e bardhë.
Trajneri i Karlsruhes, Edmund Beker, testoi kundë "Mbretërve blu" një sistem taktik të re loje, me një sulmues (Edmond Kapllanin) dhe dy mesfushorë të avancuar pas shpinës sës durrsakut.
Gjithsesi edhe pse humbi me Shalken (gol i HAlil Altintop) përpara 50 mijë shikuesve, Karlsruhe, që pati disa raste për të barazuar lojën, do të arkëtojë një shumë prejk 250 mijë eurosh nga Federata Gjermane e Futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›