Adriano, vështirë se largohet nga Roma

Nga Express më 23 dhjetor 2010 në ora 17:49
Roberto Carlos, mbrojtës i majtë i Corinthians, gjatë një konference për shtyp ka folur për të ardhmen e Adrianos dhe për mendimin e tij rreth kësaj çështjeje.
“Ai ka kontratë në Itali dhe vështirë që mund të arrijë këtu. Ai është lojtar i rëndësishëm i Romës, por unë besoj se bisedimet mund të shkojnë në fund. Presidenti ynë, Andres duhet ta bëjë një ofertë të majme, për ta sjell Adrianon këtu”, tha ish futbollisti i Real Madrid për uebfaqen braziliane, Gloesporte.com.