E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo ne krize barazon me Vllaznine

Dinamo ka vazhduar krizen e rezultateve, duke e mbyllur vitin 2010 me nje barazim pa gola kunder Vllaznise. Ndeshja e shtate pa fitore ne serine negative te kampioneve ne fuqi, qe kane regjistruar nje tjeter hap fals ne ecurine e tyre. Gjithsesi, skuadra e drejtuar nga Blanko mund te kishte marre me shume nga kjo sfide, nese Muzaka do te kishte shenuar nga pika e penalltise ne fillimin e pjeses se dyte.

Ndeshja ka nisur e shpejte me Dinamon me kërkuese dhe ne te njejten kohe me te rrezikshme ne lojen e saj. Blute e kryeqytetit do t’i afroheshin golit te avantazhit qe ne minutat e para, por nuk do te arrinin te finalizonin ne menyren me te mire aksionet e paraqitura.

Nga ana tjeter, Vllaznia do te mbrohej mire, por pa rrezikuar porten e Hidit qe do te qëndronte i qete ne katerkendeshin e tij. Megjithe përpjekjet e Dinamos per te shenuar, fraksioni i pare do te mbyllej me rrjeta te paprekura. Me rikthimin ne fushe, kampionet ne fuqi do te kishin mundesine me te mire per te shenuar, pasi kryesori Janku do te akordonte nje 11-metersh ne favor te vendasve.

Goditjen do ta merrte persiper Muzaka, por perballe Grimes, fitues do te dilte portieri shkodran qe do te ruante porten e tij nga nje gol i sigurt. Edhe minutat e mbetura do te flisnin per dinamon, por presioni i rezultateve negative nuk i ka lejuar kampionet ne fuqi te marrin maksimumin nga kjo sfide. Nje pike pa vlera per Dinamon, qe vazhdon te vuaje krizen e rezultateve ne kete fund viti.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›