Kjaer në mes të Arsenal e Chelseas

Nga Express më 23 dhjetor 2010 në ora 17:52
Chelsea e Arsenal janë në kërkim të një qendër mbrojtësi për afatin kalimtar të janarit dhe sipas uebfaqes Caughtoffside.com, dy klubet e mëdha angleze po mendojnë për futbollistin danez, Simon Kjaer, i cili gjatë verës që shkoi kishte zbarkuar në klubin nga Bundesliga, Wolfsburg, nga ai i Serie A, Palermo.
Sipas mediave angleze, për t’i siguruar shërbimet e këtij futbollisti të talentuar, ‘Topçinjtë’ apo ‘Blues’ duhet t’i paguajnë 14 milionë euro.