E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari, kampioni i dimrit në Superligë

Flamurtari e mbylli vitin si “kampion dimri”, duke paralajmëruar se është i gatshëm të fitojë titullin e dytë në historinë e tij pas atij të regjistruar 20 vjet më parë, në sezonin 1990-1991.

Djemtë e Gugash Maganit fituan minimalisht 1-0 me Teutën falë një goli të realizuar me një goditje mjeshtërore brenda zonës nga Julian Ahmataj (75’), por më parë kishin goditur edhe shtyllat e portës së mbrojtur nga Rizvani.

Kuqezinjtë morën revanshin ndaj Teutës, skuadrës që i shkaktoi humbjen e parë nga katër të tilla të vlonjatëve në 16 javë.

Për Flamurtarin kjo ishte fitorja e tetë në po aq ndeshje në shtëpi e që i siguroi të qenit i vetëm në krye të Superligës, përpara se kampionati të rifillojë, më 22 janar të vitit të ardhshëm.

Për Teutën kjo ishte humbja e dytë rresht pas asaj me kavajasit në “Niko Dovana”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 23 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›