E Diel, 1 Nëntor 2026

Burrneshat ne Teatrin Kombetar te Komedise ne Tirane

Gratë që betohen se do të vdesin të virgjëra, që sillen dhe jetojnë si burra, janë në fokus të komedisë “Burrneshat”, e cila pas Prishtinës vjen premierë në Tiranë. Kjo pjesë vjen nën regjinë e Jesica Bur dhe Florent Mehmetit.

Ngjarjet zhvillohen ne një fshat malor, ne familjen e një këpucari i cili është tepër i moshuar, por ka një pasion te madh për armët. I biri i cili është emigrant në SHBA vjen për te takuar te afërmit

Së bashku me bashkëshorten amerikane, ato i kane ndihmuar familjarët, prej vitesh por tashmë ato nuk ja dalin dot, për shkak te krizës ekonomike. Kjo është njëra ane e shfaqjes, e cila ngjall jo pak konflikt. Nga ana tjetër është figura e Medllin Ollbrajt, e cila vjen në fshat për të marrë pjesë në përurimin e statujës së saj e cila është realizuar nga daja i protagonistëve. Një ushtar amerikan dhe një reporter i “Nj Jork Times” vijnë për të mbuluar ngjarjen, ku krijohen shumë keqkuptime dhe zbulohen sekrete te gjitha këto vijnë ne skene përmes lojës aktoriale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›