Adriatik, nxirret kufoma e dytë në 48 orë, dyshohen të jenë marinarët e zhdukur turq
DURRËS-Trupi i pajetë i një personi është gjetur mbëmjen e djeshme në ujrat e Detit Adriatik. Nga ekspertiza mësohet se kufoma e seksit mashkull, i përket moshës 30-40 vjec, me trup të mesëm dhe flokë të zinj.
Nda hetimet paraprake dyshohet se kufoma mund të jetë njëri nga marinarët turq që humbën jetën nga mbytja e anijes ‘Rexhina 1’ pak javë më parë. Kanë qenë peshkatarët e Durrësit, të cilët pikasën trupin e pajetë, të zhveshur në det dhe e kanë mbajtur aty deri në mbërritjen e policisë kufitare.
Këto të fundit kanë nxjerrë trupin në Bisht Pallë, ndërkohë që do jetë ekspertiza ligjore ajo që do përcaktojë shkaqet e vdekjes dhe ndërkohë grupi hetimit po merret me identifikimin e tij.
Ky është rasti i dytë i gjetjes së një trupi të pajetë brenda 48 orësh në Durrës. Jo më larg se dy ditë më parë u gjet në breg dhe një tjetër trup që dyshohet se i përket po një prej marinareve. Deri tani janë gjetur 4 prej trupave, mes tyre dy në Kroaci. Ndërkohë që mungojnë dhe 4 të tjerë.
(el.me/BalkanWeb)