E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eklipsi i Hënës, të shtunën sytë nga qielli

SHBA- Astronomët amerikan raportojnë për një spektakël hapësinor këtë të shtunë, pasi gjysma veriore e Hënës do të jetë më e errët se ajo jugorja, për shkak se do të jetë në hije më të thellë.

Eklipsi total i hënës do të shihet të shtunën nga ora 15:06 me kohën e Evropës qendrore në Azi, Australi dhe një pjesë të Amerikës Veriore, Evropën lindore dhe Skandinavi, për rreth një orë, nëse moti do të jetë pa re sqarojnë astronomët.

“Në Evropë dhe në Afrikë vëzhguesit nuk do të mund të shohin fazat e para të eklipsit të cilat do të ndodhin pa gdhirë Hëna”, citohet në faqen zyrtare të internetit të NASA-s.

Në kohën e eklipsit, Dielli, Toka dhe Hëna do të jenë në një vijë të drejtë, por Hëna mbulohet nga errësira totale ndaj do të marrë ngjyrë të kuqerremtë. Të shtunën, gjysma veriore e Hënës do të jetë më e errët se ajo jugorja, për shkak se do të jetë në hije më të thellë.

Hëna do të filloj të hyj nën hijen e Tokës nga 13:45 sipas kohës së Evropës qendrore. Kjo hije shenjat e së cilës mund të dallohen qartë me syrin e njeriut do të lëvizë nëpër diskun e Hënës derisa ta mbulojë në tërësi nga 15:57 deri në 16:06. Eklipsi do të vazhdoj të jetë i pjesshëm deri në orën 17:18.

Gjatë vitit 2011 do të ndodhin katër eklipse të pjesshëm të Diellit dhe dy eklipse totale të hënës, në mesin e të cilave edhe ky i 10 dhjetorit, i cili është kombinim i rrallë që do të ndodhë vetëm gjashtë herë gjatë shekullit 21, raporton Telegraf. Eklipsi total i Hënës i radhës do të ndodhë vetëm me 15 prill të vitit 2014.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›