E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adele, duhan, birra e çokollata në turne

LONDER - Këngëtarja Adele ka disa kërkesa të veçanta kur ndodhet në turne nëpër botë.

Mediat britanike kanë zbuluar se Adele kërkon gjithmonë një paketë duhan “Marlboro Light” dhe birrë cilësore evropiane.

Mësohet se Aldele kërkon të marrë me vete mesatarisht 12 shishe birrë europiane të kualitetit të lartë dhe nuk pranon asnjë birrë nga SHBA-ja.

Pas koncerteve, autobusi i Adele duhet të jetë “i mbushur” edhe me bonbone nga çokollata.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›