E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali- Sekuestrohen 217 kg drogë, në pranga 2 shqiptarë

Itali- 217 kg lëndë narkotike, e tipit marijuhane u sekuestruan nga policia italiane në një kamion më targa shqiptare në Portin e Barit.

Policia ka arrestuar dy shqiptarët mbi të cilët rendon akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe ajo e kontrabandës doganore.

Mesohet se makina që u ndalua për kontroll nga policia finaciare sapo kishte zbritur nga një traget që vinte nga Greqia.

Droga e sekuestruar kap vlerën e 1.5 milion eurove, dhe ishte fshehur në një ndarje në brendësi të automjetit.

Po ashtu pak ditë më parë në provincën e Barit u kapen 4 shqiptarë teksa po fshihnin 310 lëndën narkotike, tip marijianë në gomat e një kamioni.

Ndërsa vetëm dy ditë më parë u arrestuan 7 shqiptarë të tjerë, të cilët u kapen me 3 kg heroinë në aeroportin e Sardenjës.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Itali- Sekuestrohen 310 kg lëndë narkotike, arrestohen 4 shqiptarë
  2. Itali, arrestohen me 5.4 kg drogë dy shtetas shqiptarë
  3. Gjirokastër- sekuestrohen 6 kg drogë, arrestohen autorët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›