E Diel, 1 Nëntor 2026

Shënohet 20 vjetori i shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik

MOSKË- Sot shënohet 20 vjetori i shpërbërjes zyrtare të Bashkimit Sovjetik, pas më shumë se 70 vjetësh ekzistence të tij.

Më 8 dhjetor të vitit 1991 udhëheqësit e Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë u takuan në Pyllin Belavezha në Bjellorusi, ku shpallën se Republikat Socialiste të Bashkimit Sovjetik kishin pushuar së ekzistuari, për shkak të ligjeve ndërkombëtare dhe realitetit gjeopolitik.

Pas këtij vendimi historik u krijua unioni i ri i quajtur, Bashkësia e Shteteve të Pavarura, duke shënuar edhe përfundimin e Luftës së Ftohtë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›