E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dënon vrasjen e një aktivisti në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar vrasjen e një aktivisti sirian për të drejtat e njeriut gjatë goditjes së përgjakshme të regjimit të presidentit Bashar al-Asad, kundër protestuesve për demokraci.

Departamenti amerikan i shtetit, në një deklaratë me shkrim, tha se Uashingtoni “në mënyrën më të ashpër të mundshme dënon vrasjen e aktivistit për të drejtat e njeriut në Siri, Gijath Matar pasi ai ishte arrestuar nga forcat e sigurisë.

Sipas organizatës ndërkombëtare, Human Rights Watch, Matar që ishte i përfshirë në organizimin e protestave kundër regjimit të Asadit, kishte vdekur në burg, pasi ishte torturuar nga policia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›