E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri britanik mbërrin në Rusi

Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, ka mbërritur në Moskë, në fillim të vizitës së parë nga një kryeministër i Britanisë, në pesë vitet e fundit.

Kjo vizitë ka për qëllim ripërtëritjen e lidhjeve politike dhe ekonomike, ndërmjet Rusisë dhe Britanisë, që ishin dëmtuar pas vdekjes së kritikut të Kremlinit, Aleksander Litvinenko, në Londër në vitin 2006.

Zoti Kamerun, shoqërohet nga ministri i jashtëm, Uiliem Hejg, dhe me biznesmenë të lartë ku do të takohet me presidentin rus, Dmitri Medvedev, dhe me kryeministrin, Vladimir Putin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›