E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, shtyhet procesi kundër ish kryeministres Timoshenko

Shtyhet për në 27 shtator procesi gjyqësor ndaj ish kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko.
 

Ish-kryeministrja e Ukrainës Timoshenko është e akuzuar për keqpërdorim të detyrës.
 

Vendimi i gjyqtarit, Rodion Kirijev, u bë në periudhën kur procesi po i afrohet fazës përfundimtare, ndërsa vendimi pritet të jepet gjatë kësaj jave.
 

Julia Timoshenko, e cila është arrestuar në muajin gusht për mospërfillje të gjykatës, thotë se procesi kundër saj është i motivuar politikisht.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›