Turqi: Kurdët i vranë tre vetë

Nga Express më 12 shtator 2011 në ora 11:22
Tre vetë janë vrarë pasi kryengritësit kurdë i sulmuan ndërtesat lokale të policisë në pjesën juglindore të Turqisë.
Zyrtarët e sigurisë së Turqisë, të cituar nga Televizioni shtetëror, thanë se në mesin e të vrarëve në sulmin e sotëm, ishte një ushtar dhe një polic.
Gjatë sulmit në lagjen Semdinli të qytetit Hakkari, ishin plagosur edhe 10 ushtarë dhe policë të tjerë.
Partia Punëtore e Kurdistanit është në listën e grupeve terroriste të Tuqrisë dhe nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar.
Kjo parti, prej vitit 1984, ka shkaktuar konflikt në pjesën lindore të Turqisë, nga i cili vlerësohet se janë vrarë 45 mijë vetë. (REL)