Aeroport i Prishtinës fitime prej 3.5 milionë euro
Fitimet neto të kompanisë në këtë 6 mujor janë rreth 3.5 milion euro, që paraqet 8 % më shumë se 6 mujori i parë i vitit 2008, - vit i cili qe cilësuar i artë për ANP për shkak se fitimet neto për herë të parë në historinë e tij ishin rreth 7 milion euro, ndërsa numri i udhëtarëve po për herë të parë arriti dhe kaloi shifrën prej 1 milionë udhëtarëve. Ndërsa numri i fluturimeve është rritur për gati rreth 17 përqind. Në 6 mujorin e parë të 2008 qenë regjistruar 2 mijë e 105 fluturime, ndërsa këtë vit numri i tyre ka shkuar në 2 mijë e 454 fluturime. Në krahasim me vitin paraprak janë 349 fluturime më shumë. Po ashtu rritje e ndjeshme është shënuar edhe në rritjen e numrit të udhëtarëve dhe këtë 6 mujor kemi rreth 4 përqind më shumë.
“Menaxhmenti i Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës është jashtëzakonisht i kënaqur më rezultatet e arritura në 6 mujorin e parë, veçmas duke pasur parasysh që kriza financiare globale ka prekur një numër të madh të aeroporteve në botë. Edhe aeroportet në regjion nuk i kanë shpëtuar krizës dhe po përballen më rënie të theksuar të numrit të udhëtarëve”, tha koordinatori për Marrëdhënie me Jashtë i ANP-së, Altin Ahmeti.
Sipas tij, një prej arsyeve të rritjes së performancave të kompanisë në fushën financiare, numrit të fluturimeve dhe udhëtarëve, është fakti që menaxhmenti i kompanisë me disa vendime ka ndikuar drejtpërdrejt për rritjen e tyre. “Kemi dy vendime jashtëzakonisht të rëndësishme të menaxhmentit, atë për fillimin e punës edhe gjatë orarit të natës apo 24 orë punë dhe programin nxitës për aviokompanitë.
Këto dy vendime kanë rritur mundësitë e ANP për të pritur kompani të reja dhe ka stimuluar aviokompanitë që të rrisin dhe fillojnë operimet për dhe nga Prishtina. Si rrjedhojë e vendimeve të menaxhmentit kemi mbi 7 aviokompani të reja që kanë filluar të operojnë muajve të fundit dhe disa të tjera që presin të fillojnë operimet ”, theksoi koordinatori i ANP-së, Altin Ahmeti. Menaxhmenti i ANP pret rezultate të mira edhe gjatë sezonit të verës, i cili sapo ka filluar dhe përgjatë gjithë gjashtëmujorit të dytë. (rtk/start)