Haradinaj uron Berishën për fitoren
“Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës më lejoni t’ju uroj për fitoren e së djathtës dhe Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. AAK dhe unë personalisht konsiderojmë se fitorja e koalicionit të djathtë do të mundësojë zhvillimin dhe vazhdimin e mëtutjeshëm të reformave të nisura në Shqipëri si dhe përgatitjen e vendit për integrimet evropiane”, thuhet në urim.
Po ashtu në telegram theksohet se, AAK uron të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë për pjesëmarrje masive në këto zgjedhje si dhe për një mbarëvajtje të admirueshme gjatë gjithë procesit zgjedhor.
”AAK është e bindur se Shqipëria me këtë nivel të zgjedhjeve të lira dhe demokratike ka dëshmuar se është vend i cili respekton parimet demokratike dhe është e gatshme për t’iu bashkangjitur familjes së madhe të Unionit Evropian”.
“AAK është e bindur së ky proces zgjedhor i cili ka përshkruar një nivel të lartë të demokracisë do të ndihmon edhe Republikën e Kosovës në proceset demokratike dhe zgjedhore që e presin përpara. AAK beson se së shpejti edhe në Kosovë do të triumfoi e djathta”, përfundon telegrami. (telegrafi/start)