Unaza e Korçës, 10,6 milionë lekë për pronarët
06/07/2009 Kompensim për ndërtimin
Qeveria do të kompensojë me 10,6 milionë lekë pronarët që preken nga ndërtimi i unazës veriore në qytetin e Korçës. Me anën e një vendimi të marrë ditët e fundit, qeveria ka parashikuar që pronarët e pasurive të paluajtshme të marrin shumat përkatëse të shpronësimit. Ata do të kompensohen në vlerë të plotë për sipërfaqen 581 metër katrorë tokë truall, që sipas vendimit, kap një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 10 655 540 lekësh. Ky vendim është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, si dhe të ligjit “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë dhe pronës private për interes publik”, dhe të ligjit “Për buxhetin e shtetit të vitit 2008” të ndryshuar me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Vendimi parashikon që të bëhet shpronësimi për interes publik i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private tokë truall, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Unaza veriore, Korçë” në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Sipas këtij vendimi të qeverisë, vlera e përgjithshme e shpronësimit 10 655 540 lekë do të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”. Shpronësimi do të nisë në fillim të muajit korrik të këtij viti dhe duhet të përfundojë më 30 korrik 2009.