Aeroporti Nene Tereza mbyll nje vit te suksesshem
Aeroporti Ndërkombëtare i Tiranës mbyll nëntë mujorin e vitit me rezultate të larta. Sipas të dhënave zyrtare të vetë këtij institucioni, mësohet se në periudhën janar-shtator të vitit 201, aeroporti ka regjistruar një rritje të numrit të pasagjerëve me 16,7% që kanë udhëtuar nga Tirana drejt vendeve të tjera të botës dhe anasjelltas. Krahasuar me të njëtën periudhë të një viti më parë aeroporti njofton se numri i pasagjerëve në tre muajt e parë të vitit është rritur me 1.40,821. Gjithashtu ,aeroporti “Nënë Tereza”, raporton se lëvizja e trafikut ajror ka shkuar në rritje me 9% apo me 17 mijë e 652 lëvizje të trafikut më shumë se një vit më parë. Sipas deklaratave të drejtuesve të aeroportit këto rezultate janë mbreslënëse, kryesisht si rrjedhoje e liberalizimit të vizave, por edhe si rezultat i përkushtimit të stafit dhe bashkëpunëtorëve. Ata shprehen se puna dhe përkushtimi i tyre e kanë shndërruar ANT në një histori suksesi.
Për këtë sezon dimëror, aeroporti vazhdon të zgjerojë portofolin e tij të destinacioneve dhe më i riu është ai i Selanikut, i konsideruar si i rëndësishëm për turizëm apo biznes. Gjtihashtu nga të dhënat më të fundit zyrtare të këtij institucioni, gjatë nëntmujorit të parë të vitit linjat me fluksin më të madh të pasagjerëve i ka shënuar Belle Air me 45,8%, Albanian Airlines, 10%, Alitalia, 8,5%, Austrian Airlines 6,4% dhe Turkish Airlines 3,6%.
Kjo rritje e vazhdueshme në shifra vërteton jo vetëm tërheqjen ndaj Shqipërisë si një vend potencial për biznes apo si destinacion turistik, por gjithashtu tregon dhe standardet e larta të shërbimit, të niveleve evropiane të cilat ofrohen nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Por një faktor tjetër i rëndësishëm është edhe vlerësimi që i ka bërë Shqipërisë BE, si i vetmi vend qe u perjashtua nga lista e zese, për sigurinë që ofron ky aeroport dhe linjat ajrore që operojnë në të.