E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet e ekonomise kunder nismes se PS-se per heqjen e TVSH-se

Ekspertët e ekonomisë mbështesin vendimin e Komisionit të Ekonomisë për të hedhur poshtë propozimin e Partisë Socialiste për heqjen e TVSH-së për disa nga produktet bazë të shportës ushqimore, për energjinë apo barnat. Gjergj Buxhuku administrator i Konfindustrisë sqaron se nisma e opozitës nuk do të ndikonte në uljen e çmimit për konsumatorët, që ishte dhe qëllimi kryesor i kesaj nisme sipas deputetëve të opozitës.
Buxhuku deklaron se heqja e TVSH-së për këto produkte do i bënte më pak konkuruese prodhimet vendase përballë atyre të importit.
Ditën e martë Komisioni kuvendor i Ekonomisë hodhi poshtë propozimin e opozitës për heqjen e TVSH-së për disa nga produktet bazë të shportës ushqimore, për energjinë apo barnat duke synuar kështu uljen e çmimeve më së shumti për njerëzit në nevojë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›