E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Shkodranet kane ne dore mandatin e diamant

Kishin vite që e prisnin e më në fund, rruga Baks – Rrjoll, në Velipojë, teresisht e rikonstruktuar, u inaugurua në prani të Kryeministrit të vendit.

Kryeministri premtoi te tjera investime ne infrastrukturen e kesaj zone, me rrugën Fjolle-Rana e Hedhun-Shengjin, dy hyrje te tjera nga Torovica dejt Velipojes dhe autostraden Shengin – Ulqin. Për realizimin e këtyre projekteve, Berisha ka kërkuar votën e këtyre banorëve. 

“Keni në dorë të firmosni mandatin e diamant per qarkun e Shkodres, për Gjok Uldedajn, dhe ju garantoj se me te çdo projekt qe sjell punesim dhe zhvillim ne Velipoje dhe Shkoder do e bejme realitet kater vitet qe vijne”, u shpreh Kryeministri. 

Kryetari i qeverisë i ka dhënë përgjigje edhe kryesocialistit mbi akuzat e tij per mungesen e ujit te pijshem. 

“Shoferi i autobusit shkon në Shkoder dhe thote ku eshte kryetari i bashkise qe ka lene Shkodrën pa ujë. Shkodra atij i jep ujë në bisht të lugës. Ai se sheh ujin, shkollat etj. Shkon ne Vlore dhe u thote se jetojne ne izolim. Vlora jeton ne djersen dhe mundin e vlonjateve, ne mbështetjen e fuqishme qe i ka dhene kjo qeveri që ka bere akse kombëtare nga ura e Mifolit e në Konispol”, deklaroi Berisha. 

Vlera e rikonstruksionit te rrugës Baks – Rrjoll me gjatësi 8.2 Km, arriti ne242 milion leke. Ajo u vjen në ndihmë 2000 banorëve të zonës dhe pushuesve që frekuentojnë plazhin e Velipojës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›