Aeroporti i Prishtinës do të punojë 24-orë
Prishtinë- Aeroporti i Prishtinës ka nisur të punojë 24 orë në ditë për shkak të interesimit të aviokompanive. Në njoftimin e drejtuesve të aeroportit thuhet se vendimi është marrë pas shqyrtimit të mundësive teknike, si dhe analizës financiare të punës së aeroportit. Menaxhmenti i ANP mori vendimin për zgjatjen e orarit të fluturimeve në ANP në 24 orë, duke konsideruar këtë vendim si njërin nga vendimet më tërëndësishme të ANP së në vitet e fundit dhe që përbën një hap të madh për kompaninë, zhvillimin e aviacionit civil si dhe për Kosovën në tërësi.
Deri tani, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka punuar nga ora 6:00 e mëngjesit deri në orën 22 të mbrëmjes. "Ka një interes të mjaftueshëm nga ana e kompanive ajrore për të fluturuar gjatë orarit të natës. Për momentin janë dy kompani ajrore të cilat kanë konfirmuar që do të fluturojnë në këtë orar, por gjatësezonit verorpresim që të rritet edhe më tej numri i kompanive që do të fluturojnë gjatë orarit të natës. Një tjetër kompani ajrore që pritet të filloj fluturimet në orarin e natës është edhe kompania Sëiss International", thotë Agron Mustafa, Drejtor Menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Sipas tij, vendimi për të punuar gjatë 24 orëve i hap perspektivë edhe investimeve të jashtme në Kosovë . Vendimi për të punuar non stop, do të krijojë lehtësira të mëdha edhe për udhëtarët dhe kompanitë ajrore që operojnë për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Kompanitë ajrore tani do të kenë mundësi që të operojnë në çdo orar, për të kapur në kohë sa më të mirë linjat ndërkontinentale në mënyrë që të kursehet koha e udhëtarëve që udhëtojnë në shtetet e treta nga Prishtina. qik