E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aeroporti i Rinasit nis zgjerimin e terminalit të pasagjerëve



Rreth 18 muaj pas fillimit të punës me një terminal tërësisht të ri, në aeroportin e vetëm ndërkombëtar në Shqipëri, “Nënë Tereza” në Rinas, nisën ndryshimet e tjera. Kryeministri Sali Berisha, ambasadori amerikan, Xhon Uithers dhe ai gjerman në Tiranë, si dhe drejtues të kompanisë gjermano-amerikane kanë marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për zgjerimin e terminalit të pasagjerëve. Pas këtij zgjerimi në vitin 2009, do të mund të kalojnë në këtë aeroport afro 1 milion e 500 mijë pasagjerë. Kryeministri Berisha e vlerësoi aeroportin si koncensionin më të suksesshëm deri më tani, ndërsa ka garantuar në shumë siguri për investitorët e huaj në vendin tonë. Drejtuesit e “Tirana International Aeroport” siguruan se në fazen “B”, atë të zgjerimit të aeroportit, do të përfundojë puna për zgjerimin e portës ajore hyrëse për në Shqipëri duke e çuar në 20 milion vlerën e investimeve në këtë projekt. Në mars të vitit 2005 konsorciumi gjermano-amerikan mori me konçension 20 vjet aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Vetëm një vit më parë përfundoi ndërtimi i terminalit të ri ku në 18 muajt e fundit kanë kaluar mbi 1 milion pasagjerë e janë punësuar afro 950 punonjës. Zgjerimi i terminalit të pasagjerëve me një sipërfaqe prej 3 mijë e 900 metër katrorë do të përfshijë 14 sportele “chek-in”, 3 sportele për kompanitë ajrore dhe 3 dalje në pistë.

26 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›