E Diel, 1 Nëntor 2026

Aeroporti i Shkupit "Aleksandri i Madh", është mbyllur sot në mëngjes për shkak të mjegullës së dendur

Aeroporti i Shkupit "Aleksandri i Madh", është mbyllur sot në mëngjes për shkak të mjegullës së dendur.     Nga aeroporti njoftojnë se për shkak të uljes së shikueshmërisë, nuk është e mundur as ngritja, as ulja e aeroplanëve. Të njëjtat burime thonë se tani për tani nuk mund të parashikohet me saktësi kur do të hapet përsëri aeroporti.      Qendra e trajtimit të krizave bëri të ditur sot në mëngjes se për shkak të mjegullës, të gjithë aeroplanët që duhej të uleshin në Shkup, janë kthyer drejt destinacioneve të nisjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›