E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi në qarkun e Elbasanit do të drejtohet që nga dita e sotme nga Kujtim Mema

Arsimi në qarkun e Elbasanit do të drejtohet që nga dita e sotme nga Kujtim Mema, specialist me përvojë në këtë fushë.     Lajmin e bënë  burime zyrtare pranë drejtorisë rajonale të arsimit, të cilat nënvizuan se ish-drejtori Fatos Bajraktari u largua nga ky post me vendim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Genc Pollo. Largimi i z. Bajraktari nga drejtor i arsimit, erdhi pas dy kërkesave të njëpasnjëshme të tij, përmes të cilave kërkonte dorëheqjen.      Mësohet se një kërkesë të tillë z. Bajraktari e kishte depozituar pak para mbylljes së vitit 2007 dhe të dytën në fillim të këtij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›