Një 28 vjeçar nga qyteti i Korçës, humbi jetën në të gdhirë të ditës së sotme
Një 28 vjeçar nga qyteti i Korçës, humbi jetën në të gdhirë të ditës së sotme pasi automjeti që ai drejtonte doli nga rruga në aksin rrugor Korçë-Ersekë. Burime zyrtare të policisë lokale thanë se aksidenti me pasojë vdekjen e 28 vjeçarit Landi Sali ndodhi rreth orës 00.30, në afërsi të fshatit Dvoran. Të njëjtat burime sqaruan se viktima drejtonte automjetin tip "Ford", me targë KO 68 84 B. Nga hetimet e policisë në vendngjarje, rezulton se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe pamja e kufizuar nga errësira.